Kryeministri Edi Rama është takuar në Verona me homologen italiane, Xhorxhia Meloni.

 

Takimi mes dy kryeministrave është zhvilluar në panairin më të madh të verërave në europë, që mbahet në vendin fqinj.

 

I pranishëm në bisedë ishte edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Por ende nuk dihet se për çfarë është diskutuar mes tre liderëve.

 

Përveç kryeministres Meloni, Rama pati një takim edhe me ministrin italian të Ekonomisë.

 

Në panair, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut prezantuan verërat e tyre si pjesë e nismës “Ballkani i Hapur”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re