Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka reaguar pas takimit të kryeministrit Edi Rama me presidentin e SHBA Joe Biden.

 

Në një postim në Twitter, Kim shkruan se “kemi përgjegjësi për të adresuar sulmin e paprovokuar të Rusisë ndaj një shteti sovran, Ukrainës:.

 

“Joe Biden dhe Edi Rama janë në Neë York këtë javë, së bashku me liderë të tjerë botërore në kuadër të takimeve të OKB-së. Si pjesëtarë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kemi përgjegjësinë që të adresojmë sulmin e paprovokuar dhe të pajustifikueshëm ndaj një shteti sovran, Ukrainës”, shkroi Yuri Kim në Twitter.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko