Kryeministri Edi Rama ka takuar këtë të diele efektiven Ina Nuka e cila është kthyer nga Turqia, ku iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në gishtat të cilat i plagosi me kapsolle gjatë protestës.

 

Në këtë takim shefi i qeverisë ka pritur në zyrën e tij efektiven, ku ka thënë se ajo tashmë është kthyer në Tiranë pas një operacioni të vështirë, por të suksesshëm dhe do të vazhdojë të shërbejë me edhe më shumë pasion e vendosmëri, në radhët e Policisë së Shtetit.

 

Ndërkohë efektivja Ina ka falenderuar kryeministrin dhe të gjithë institucionet përkatëse për përkrahjen që i kanë dhënë.

 

“Operacioni shkoi me sukses. Brenda 6 muajsh do kem ndjeshmërinë  e gishtave me thanë mjekët. Më pas do heq penjët dhe do bëj fizioterapi deri sa të merret funksioni i dortës.”

 

Gjithashtu kryeministri ka theksuar se ajo ka mbështetjen e plotë të të gjithëve.

 

“Ne jemi krenar për ty, pas një bisede me ministrin vendosëm që të japim një mbështetje financiare dhe morale për t’u rikuperuar qetësisht dhe të rintegriohesh pak nga pak, për të rifilluar dhe detyrën në fillim me një post më të lehtë.”

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re