Për të gjithë ata që duan të investojnë në fshat, por nuk kanë letrat e pronësisë, qeveria premton një zgjidhje.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER

 

“Ajo që po bëjmë tani është që të nisemi nga fakti. Nëse vjen një kërkesë për të financuar një agroturizëm, është shtëpia e babait, gjyshit dhe nuk I ka letrat sepse nuk është bërë ndarja sepse ka zona sidomos në very që nuk pranuar 7.501. Por ligji thotë që ndahet me 7.501. Faktikisht ata e kanë tokën, e kanë pa konflikt, fshati e njeh mirë ku fillon dhe mbaron toka, por nuk marrin dot letrat për këtë fshat. Ajoz gjidhje që do të japim është që nëse vjen dikush dhe thotë dua të ndërtoj një pikë grumbullimi, ne do tja regjistrjmë atë copë toke që është për këtë aktivitet, me barrën që nëse do të shfaqet një problem x në të ardhmen, këtë problem e ka me shtetin dhe jo me personin. Personi e merr dhe e gëzon atë, me personin tjetër që kundërshton merret shteti.”

 

Gjatë një takimi me fermerët e Shupenzës në Bulqizë, kryeministri Edi Rama kërkoi prej tyre bashkëpunim me bashkinë për të ngritur pika grumbullimi, përpunimi dhe ambalazhimi për produktet e zonës.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER

 

“Bashkia në raport me fshatin nuk mund të jetë vetëm një autoritet që merret me rrugë, kanalizime, pastrim, por duhet future më thellë për prodhimin, grumbullimin dhe shtijen e produkteve. Gjithë prodhimi këtu mund të sjellë më sdhumë të ardhura nëse fillojmë bëjmë edhe agropërpunim. Nëse bletarët bashkohen dhe bëjnë një projekt opër një pikë të grumbullimit, të pëerpounimit, të ambalazshimit sipas llojeve të mjaltit dhe pastaj kanë një product autokton me vlera të mëdha ushqimore, me cilësi të lartë, këtë product mund ta shesin shumë më mirë sepse mund të bëjnë kontrata me blerës që marrin masë, nuk dalin të mbledhin me kavanozë.”

 

Për ata fermerë që detyrohen të hedhin prodhimin e tyre sepse nuk kanë treg, Edi Rama këshilloi që të mbjellin varietetin që kërkohet, duke u konsultuar me Ministrinë e Bujqësisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re