Kryeministri Edi Rama këtë të premte ndodhet në Gjermani ku po zhvillon një takim kokë më kokë me kancelaren Angela Merkel në kancelarine federale.

 

Fokusi i takimit është integrimi dhe vendimi i bundestagut gjerman per negociatat, marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet rajonale.

 

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, shefi i qeverisë shkruan takim me kancelaren për të kërkuar PO-në për Shqipërinë.

 

“Në Kancelarinë Federale për të kërkuar PO-në për Shqipërinë”

 

Gjatë ditës Rama pritet të takohet edhe me deputetët e grupit më të madh të parlamentin gjerman CDU/CSU.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re