Skip to content

Rama takon ministrin austriak: Diskutuam mbi bashkëpunimin dypalësh dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në BE

rama 5

rama 5Kryeministri Edi Rama është takuar me ministrin për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë Michel Linhart.

Gjatë takimit është diskutuar mbi bashkëpunimin dypalësh si dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Në njoftimin e kryeministrisë thuhet se Rama i ka shprehur falënderimet ministrit për mbështetjen e Austrisë si mbështetëse e palëkundur të Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian.

“Kryeministri Edi Rama me ministrin Federal për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Michael Linhart ku diskutuan mbi bashkëpunimin dypalësh si dhe përshpejtimin e procesit të  integrimit në Bashkimin Evropian. Mirënjohje Austrisë, mbështetëses së palëkundur të Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian”, njofton kryeministria.