Kryeministri Rama e shfrytëzoi Konferencën e Sigurisë në Mynih për të takuar një sërë personalitetesh të rëndësishme. Natyrishtg në focus të takimeve ka qënë kërkesa për ndihmë për procesin e rindertimit nga tërmeti I 26 nentorit dhe apeli që vendet të ndihmojnë në konferencen e donatoreve në 17 shkurt.

Mirëpo mes të tjerash Rama ka pasur edhe një takim të vecante, pikërishtg me themeluesin dhe “trurin” e facebook Mark Zuckerberg.

Rama shkruan krah fotove të hedhura në facebook se takimi me krijuesin e Facebook erdhi gjatë një darke miqsh të posaçëm, mbledhur në Mynih për Konferencën e Sigurisë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re