Ursula von der Leyen Presidente e Komisionit Europian, gjatë takimit të Komunitetit Politik në Moldavi, e shqetësuar për situatën në Veri të  Kosovë inicioi një takim me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Pjesë e bashkëbisedimit ishte edhe kryeministri Holandës Mark Rutte.

Asnjë prej palëve në këtë takim nuk ka komentuar se çfarë zgjidhje ka propozuar presidentja Ursula von der Leyen.

Megjithatë kryeministri Edi Rama shpërndau në rrjetet sociale këtë koment.

“Rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, ndërkohë që konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë”, shkruan Rama.

Zhvillimet shqetësuese në Kosovë ishin në fokusin e ministerialit të ministrave të Punëve të Jashtme në NATO-s që po mbahet në Oslo.

Nga ky ministerial shefja diplomacisë shqiptare Olta Xhaçka thotë: “Jemi falënderues për kontributin e NATO-s për sigurinë në rajonin tonë. Përsërisim mbështetjen tonë të plotë për KFOR. Dënojmë me forcë sulmet e dhunshme të  paprovokuara në Veri të Kosovës. Dialogu ndërmjetësuar prej Bashkimit Europian, është e vetja rrugë për të ecur përpara.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re