Në kuadër të samitit rajonal  “100 liderë në biznes nga Europa juglindore – ndërlidhja”, kryeministri Rama u prit sot nga kryeministri i Maqedonisë, zoran zaev.  Në qendër të bisedës ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe intensifikimi i shkëmbimeve tregtare.
 
Pjesë e këtij samiti që do të mbahet sot në Shkup do të jenë liderë nga Ballkani perëndimor, përfaqësues nga fusha e biznesit nga Evropa juglindore dhe përfaqësues nga Bashkimi Evropian.
 
Për t’i dhënë nxitje këtij bashkëpunimi dhe lehtësuar ndërveprimin ekonomik mes vendeve, dy kryeministrat u dakordsuan për mbajtjen në muajt e ardhshëm të mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive shqiptare dhe maqedonase.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re