Skip to content

Rama tallet me Bashën, Ibsen Elezi: Me PD-në e vërtetë, as 6 muaj s’do kishte rezistuar

Ish, kreu i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi ka deklaruar se Rilindja po tallet me Republikën e re.

Duke nënkuptuar se kryeministri Edi Rama, po tallet me Bashën.  Sipas tij, në këtë rast, duhet bërë mirë dallimi me PD-në e vërtetë.

“Rilindja, sot po tallet me Republikën e re, është plan i përbashkët. Duhet bërë mirë dallimi, me PD e vërtetë as 6 muaj nuk reziston”, shkruan Elezi në rrjete sociale.