Kryeministri Rama deklaroi se PS arriti të fitojë më 2013 përballë Sali Berishës që po të dilje në protestë kishte gjasa të fuste plumbin dhe disa emra të rëndësishëm në qeverisje si Ridvan Bode, Jozefina Topalli etj.

Nga Kolonja ku ishte i pranishën në vijim të fushatës elektorale, Rama shpjegoi arsyet se pse zgjedhjet nuk mund të shtyheshin.

“I kemi dëgjuar edhe ata që kanë thënë që po mirë pse do durojmë të gjithë këtë gurgule me këta dhe në këtë situatë, po na dëmtohet edhe  turizmi edhe ekonomia, hajde t’i shtymë zgjedhjet të merren vesh këta.

Dhe po ta merrni nga ana ime, më thonë kush do të ishte më i interesuari për ta bërë këtë punë më shumë se unë. Jo se jam shënjestra, koka ime atyre i duhet për t’ja treguar atyre të tjerëve që kanë uri, për t’i thënë hajde hajeni se ja ku e keni.

Po ata e kanë me mua sa kohë që unë jam pengesa e tyre për të realizuar qëllimin, që ta përmbysin Reformën në Drejtësi dhe të vijë në pushtet.

Ne mundëm Berishën, kur kishte Boden, Jozefinën, kishte ca emra vërtetë që kishin autoritetet, ndërsa ne nuk mundkemi Lulin. Ka njeri që mund ta mendojë se partia e Lulit është më e fortë se ajo e Saliut, që Saliu kishte pushtet që po të dilje në protestë kishte gjasa të fuste plumbin. Na duheshkan tani votat që të mundim Lulin? Kjo është absurde. 

Për të mundur Lulin me atë veshgjatin që ka si luftëtarë të vijës së parë dhe me ata të tjerët që edhe emrat nuk i mbajë mend, na u desh ne të blejmë vota të mundim Lulin, tani ka njeri që mund ta mendojë që partia e Lulit është më e fortë se e Saliut në vitin 2013? 

Ne mund t’i binim shkurt të thonim parlamentin e kemi qeverinë, e kemi shumicën në parlament, i kemi Bashkitë kryesore të vendit, i kemi, ç’na duhet t’i hymë fushatës nëpër vapë? 

I thonim kur të jeni gati na thoni. Por nëse do kishim zgjedhur këtë do kishim zgjedhur të keqen më të madhe e keqe që do zgjaste pa funde, se këta nuk pushojnë, po kështu do na çmendnin edhe të tjerë, pastaj mund të çmendeshim dhe ne në 2021 dhe të thoshim pse të futemi në zgjedhje, mund të themi dhe ne kemi informacione, si Iliri, kemi informacione që do ketë sulm bërthamorë ndaj Shqipërisë dhe për momentin nuk ikim”, tha Rama.  () 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re