Kryeministri Edi Rama gjatë takimit elektoral në Kolonjë ka komentuar edhe mallkimet e Neritan Cekës, për qytetarët që do marrin pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

“E kishte zënë tartakuti Neritan Cekën, mallkonte Neritani sikur kishte gërmuar tër natën në filxhanin e Monikës.

70 e ca vjeç burrë, profesor, arkeolog, njeri i kulturuar, me libra që nga antikiteti, ishte bërë që….

Po të mos i kishte flokët e bardha do dukej tamam sikur kishte dal xhindi nga filxhani edhe ulërinte”, ironizoi Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re