Skip to content

Berat/ Rama tallet me opozitën: Basha ka në biografi tramvajin e Tiranës. Në shtëpi ka ardhur edhe Mamadhija

lulzim basha edi rama

 

lulzim basha edi ramaKryeministri Edi Rama nga Berati ka ironizuar kreun e PD Lulzim Basha, duke thënë se Basha ka në biografinë e tij tramvajin e Tiranës.

Gjithashtu Rama nuk la pa ironizura edhe kryetaren e LSI Monika Kryemadhi.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=734&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Frama ironizon opoziten basha ka ne biografi tramvajin tirane kamez ai ishte gogoli ky eshte kukulla ne shtepi ka ardhur edhe mamadhija%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com“Më shumë se sa studimi në Perëndim, lideri i ri në ‘Perëndim’ ka në biografinë e tij tramvajin e Tiranës. Nga ana tjetër ajo është e njëjta jo vetëm shtëpi, por e njëjta firmë, e njëjta familje politike.

Madje pjesa që e përfaqësonte atë në një formë besnike është eliminuar dhe ku është një mish-mash i vërtetë. Ai që ishte me këtë që është në vetvete, ishte gogoli i shtëpisë, ky kukulla.

Gogoli nuk ka ikur nga shtëpia, por te dera ka ardhur Mamadhia. Është kukull në duart e gogolit dhe është ai që dihet.

Duke pasur Mamadhinë tek dera, këtu bëhet e qartë se bëhet fjalë për t’i kthyer pas. Dhe për të rikaluar përgjegjësit edhe punët e këtij shteti në duart e një katërshe që ka pasur mundësitë dhe i ka ezauruar”, tha Rama.