Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se në prag të zgjedhjeve lokale po përpiqet të mashtrojë sërish shqiptarët. Një ditë pasi qeveria miratoi një shpërblim prej 5 mije lekësh për çdo pensionit, Meta theksoi se ky bonus nuk e zgjidh problematikën që ka krijuar qeveria në një dekadë me thellimin e varfëriss e rritjen e inflacionit.

 

“Vetëm pak javë përpara zgjedhjeve, pensionistëve u premtohen 5 mijë lekë të reja, që janë shpenzimet minimale të një jave, apo për ta përkthyer më thjeshtë, çmimi i një thesi miell, apo në disa në raste, duke u mos mjaftuar as për të blerë ilaçet e muajit”, deklaroi ai.

 

Sipas Metës në përiudhën 2005-2013, pensionet në qytet u rritën  deri në 70%, ndërsa gjatë qeverisjes socialiste pensionet u rriten vetëm 22% në qytet dhe 28% në fshat.

 

 “Edi Rama dhunon hapur Kodin Zgjedhor me këto mashtrime elektorale, por kjo nuk ja ndryshon dot humbjen e sigurtë në 14 maj. Thyerja e Kodit Zgjedhor në mënyrë flagrante tregon veçse dëshpërimin e Edi Ramës që i vënë me shpatulla për muri, për 10 vite mashtrime, premtime të pambajtura dhe asnjë punë të bërë, është përpara gjykimit të popullit të grabitur dhe të vjedhur”, deklaroi Meta.

 

Meta u ka bërë thirrje qytetarëve që të reagojnë me votë kundër qeverisë në 14 maj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re