Kryeministri Edi Rama të hënën do të zhvillojë disa takime në Bruksel.

Burime nga qeveria i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, se kryeministri i shoqëruar edhe nga ministria e punëve të jashtme Olta Xhaçka fillimisht do të takohen me Josep Borrel ministër i BE për punët e jashtme.

Në agjendë parashikohet edhe një takim me Ursula von der Leyen presidente e Komisionit Europian.

Ecuria e progresit të Shqipërisë për integrimin në BE,  sikurse ecuria e përdorimit të fondeve të BE për rindërtim pas tërmetit janë dy prej çështjeve në diskutim.

Kjo vizitë e kryeministrit ne Bruksel vjen pas disa qëndrimeve kritike nga Rama në adresë të BE për mënyrën e padrejtë të shpërndarjes së vaksinës anti covid nga BE dhe lënien në harresë të Ballkanit Perëndimor.

Disa ditë më parë kryeministri paralajmëroi një vizitë në vendim mik të BE  i cili në dy raste ka dhuruar një sasi vaksinash për vendin tonë duke mos ia treguar emrin.

Por a është Belgjika vendi mik i dhurimit të vaksinave?

Këtë pritet ta konfirmojë kryeministri.

Nëse nuk është Brukseli me gjasë pas vizitës në BE, kryeministri Rama mund të udhëtojë drejt vendit mik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re