Kryeministri Rama deklaroi gjatë një video-mesazhi se askush nuk duhet të bëjë shaka me koronavirusin. Ai tha se shpreson shumë që numrat  e pacienteve me COVID-19 të mos rriten shumë pasi ky do të jetë një moment shumë I vështirë.

 

“Nëse numrat do të rriten do të jemi në një moment shumë të vështirë, por askush nuk i di të gjitha. Kjo nuk është një shaka, as një temë ku secili mund të japë mendimin e vet, duke parë televizor.

 

Ndërsa atyre që e akuzojnë për mosmbylljen më herët të kufijve, Rama iu përgjigj se askush nuk e ka bërë me herët se Shqiperia të një gjë të tillë, madje as SHBA.

 

Rama shtoi se ekziston rreziku që një numër I madh qytetarësh të preken mirëpo fokusi duhet të jetë tek ai 20% që kryesisht janë të semurë dhe të moshuarit.

 

Nuk jemi këtu në kushtet kur kërkohet që të bëjmë sa më shumë teste. Do tu bëjmë teste personave që shfaqin shqetësime.”Koronën e marrim pasivisht si një virus gripi, por siç tregon eksperienca e Kinës, tregon se 80% e jona do ta kalojë pa e kuptuar që e kishte, pa asnjë simptomë. Është një grip jo i zakonshëm që prek si një virus i zakonshëm. 20% i atyre që do të ndihen jo mirë, me ta do të kemi fokusin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re