Analisti Fitim Zekthi ka komentuar kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben dhe debatet e ashpra mes palëve dje në Kuvendin e Shqipërisë.

Zekthi të ‘News24’ tha se në aferën e inceneratorëve dhe dosjen e SPAK ka shumë emra të përfshirë dhe se skandali i Ahmetajt tregoi sesa e korruptuar është qeverisja, ndaj dhe Kuvendi duhet të votojë heqjen e imunitetit të tij.

Ndër të tjera tha se kryeministri Edi Rama ka vetëm një zgjidhje që të heshtë dhe të pranojë hetimet ndaj zyrtarëve.

“Për herë të parë në 32 vite kemi mbylljen e një kapitulli të pandëshkueshmërisë së politikanëve të lartë. Në Shqipëri nuk ka nevojë fare për imunitet. Do duhet që të jepet menjëherë “OK” në raste të tilla nga palët në parlament. Do jetë e vështirë që të mbyllet kjo çështje me kaq pak gjë. Kjo është një çështje e madhe dhe varr i madh i dëshmisë së korrupsionit në Shqipëri. Ky skandal ka dëshmuar mënyrën e qeverisjes së këtij pushteti. Ka shumë emra të përfshirë në këtë rast. Parlamenti duhet të qepë gojën dhe të votojë gjithë kërkesat e SPAK e të mos bëjë llafe kot. Kjo është një luftë politike që kërkon të pengojë hetimet. Tani nuk ka më kthim pas. Rama ka heshtur pasi është një në situatë dramatikisht të rëndë. Rama fliste më herët për qeverisje të re të Shqipërisë përditë. Sot qeveria e Ramës po bëhet me njerëz që nuk janë të asaj kohe kur erdhi në pushtet. Ai ka vetëm një zgjidhje, të heshtë dhe të thotë se është i hapur për çdo hetim.

Edhe sikur Ahmetaj të jetë i pafajshëm me këto reagime tregon se është tërësisht i fajshëm. Një njeri që akuzohet për ato që akuzohet ai nuk mund të justifikohet me postime në rrjete sociale. Nëse ka gjyq politik ndaj tij do kuptohet nga njerëzit kur të vijë këtu”, u shpreh ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re