Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, është shprehur se ngjarjet e së dielës në Kosovë ishin aggression i pastër për pushtimin e Veriut.

Komentet Çollaku i bëri në emisionin ‘Open’ në News24, ku tha se plani i vetëm ka qenë ndarja e dhunshme e Kosovës.

Ai shtoi se i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të tërhiqet nga “Ballkani i Hapur” dhe të ndalë bashkëpunimin me Vuçiç.

“Aty kishte terror, por nuk ishte akt terrorist, por ishte një tentativë e qartë për pushtim. Agresion i pastër. Aty ka armatim për një divizion. Plani i vetëm ka qenë ndarja e Kosovës. Një ndarje e dhunshme. Nuk mendoj se do të ndalet këtu, pasi mund të vazhdojë më.

Përfshirja e një manastiri, e priftërinjve, e pelegrinëve, dhe policia e Kosovës e menaxhoi në mënyrë perfektë. Nuk është një tentativë që varet nga një konjukturë, por është një projekt i Beogradit.

Jam deputeti i parë në këtë sesion që kam kërkuar zotit Rama që tërhiqet nga Open Ballkan, të ndalohet nga bashkëpunimi me Vuçiç. Nuk kemi luksin që të bëjmë politikë të brendshme me Mitrovicën”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re