Kryeministri Edi Rama deklaroi i prerë se Teatri Kombëtar do të ndërtohet dhe se qeveria nuk do të tërhiqet.

 

Gjatë konstituimit të Këshillit të ri Bashkiak të Tiranës, Rama teksa e quajti godinën një ngrehinë, theksoi se restaurimi I saj është I pamundur për shkak të materialit me të cilin është ndërtuar.

 

“Edhe sikur të donin ta ruanin dhe ta restauronin ngrehinën e sotme të teatrit do ishte i pamundur dhe i kotë. Materiali i ngrehinës është me jetëgjatësi të paracaktuar dhe jo tradicional, përdorur nga ushtria italiane për të kënaqur njerëzit pas pune”

 

I ndalur tek protestat e organizuara nga një pjesë e artistëve dhe shoqërisë civile, të cilëve tashmë u është bashkuar edhe PD, Rama tha se ata po protestojnë në emër të disa vlerave imagjinare.

 

“Ne do ta konsideronin idenë e ruajtjes jo duke restauruar këtë ngrehinë, por duke e shembur dhe duke e rindërtuar pikë për pikë po këtë, por këtë herë me materiale të qëndrueshme, kjo do i kushtonte shumë më pak sipërmarrësit privat. Do merrte konsensusin e atyre, që sot në pakicë vazhdojnë të protestojnë në emër të disa vlerave imagjinare. Do na kursente edhe baltën ne, që po e marrim në fytyrë dhe energjitë që po shpenzojmë.”

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re