Kryeministri Edi Rama dhe Andi Bushati kanë debatuar në studion e emisionit “Open”, gjë e cila nisi nga fjala “vjedhje ndaj shqiptarëve”. Më pas Bushati i kërkoi që të mos “ngrejë zërin” dhe i kërkoi që të mos i fliste me aq afërsi dhe ti drejtohej me “ju” pasi është çështje edukate dhe jo personale.

Gjatë bisedës, Rama hodhi akuza ndaj gazetarit se bën rolin e gjykatësit dhe prokurorit dhe shtoi se është përsëritës i atij që e thotë shpesh fjalën “oligark”.

Debati në studio
Rama: Për turpin tënd dhe për turpin e profesionit tim, ti fjalën vjedhjen e keni në majë të gjuhës. Ju këtë nuk ma thoni dot mua, kur janë unë këtu.
Bushati: Nuk kemi përgjigje, ti më bën nder mua kur më flet në vetën e parë.
Rama: Ti nuk e meriton “ju-në” time sepse ti shpif dhe bën dhe prokurorin dhe gjykatësin. Në syrin tim nuk e bëni dot.

Bushati: Po, po.
Rama: Bëre mirë që u tërhoqe.
Bushati:Po, ju nuk keni përgjigje sa të pa punë nuk kemi.
Rama: Por shifrat, nuk janë për të luajtur.
Bushati: Po, ka dhe ekonomi kriminale.
Rama: Më lër të flas dhe mos më ndërpri më.  Ka edhe ekonomi informale por ti tani, më lejo të mbaroj unë e pastaj merr përgjigje

Bushati: Gjë që s’po marr.
Rama: Në vlerësimin e parë numri i atyre që humbën vendin e punës ishte afro 70 mijë. Të thashë që nuk kam thënë se do ketë një paketë të tretë, por mund të ketë paketë të tretë dhe nuk është e nevojshme, që të jemi të qartë sepse të gjithë ata që kanë patur vështirësi për shkak të mbylljes i kemi mbështetur me tre paga dhe tani po disbursohet paga e tretë dhe të gjithë të tjerët, të cilët janë të punësuar në biznesin e vogël me 140 mijë dollarë në vit, më pas biznesi i mesëm dhe i madh i kemi dhënë një pagë direkte në 400 mijë lekë. Më pas kemi vendosur që të mos paguhet taksa e tatim fitimit për

Bushati: Po të pyes për ata do të mbeten të papunë.
Rama: Kije mendjen këtu, jo përse dole bllof. Në parlament do të cojmë që biznesit të vogël do i heqim taksën e tatim fitimit dhe po diskutojmë për heqjen e TVSH. Kështu poi  them cdo qytetari që mund të hapë biznes të vogël pa asnjë taksë fiskale. Kështu që mbaj shënime dhe kur të vish herë tjetër të flasësh në emision për ekonominë, të flasësh mirë.
Bushati: Është shumë banale, është ideja të marrin vesh ndonjë gjë njerëzit.

Rama: Për njerëzit mos u shqetëso ti.
Bushati: Ore do i japësh ndonjë lekë?
Rama: Cfarë po bën tani, po ushqen krahun politik?
Bushati: Jo po ushqej krahun e kriminelëve. Se nuk kemi komunikim jashtë kamerave, pot ë them shko hap fjalorin sepse duhet të lexosh çfarë është fjala oligark, për ëfarë përdoret dhe jam i bindur se për ndërgjegje nuk do e përdorësh më.
Rama: Tani oligarkët kujt ti digjet zemra.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re