Kryeministri Edi Rama apeloi të gjithë ata që u larguan nga Tirana dhe Durrësi për fundjavë që të sigurohen të kthehen në shtëpi brenda të dielës. Ai paralajmëroi se Tirana dhe Durrësi do të futen sërish në “karantinë”.

“KUSH BANON NË TIRANË/DURRËS DHE ËSHTË LARGUAR PËR FUNDJAVË TË GJATË NË KORÇË OSE GJETKË, TË SIGUROHET TË HYJË NË PERIMETRIN E BLINDUAR GJATË HAPJES SË RRUGËVE HYRËSE, PAS MESNATËS TË SË DIELËS DHE JO MË VONË SE ORA 08.00 E MËNGJESIT.

SIPAS TË GJITHA GJASAVE PERIMETRI TR/DR DO TË MBYLLET PËRSËRI!

🔴 FRIKË JO, KUJDES PO!”

 

Që nga mëngjesi i kësaj të premteje dhe deri të dielën në mesnatë në Tiranë dhe Durrës është bllokuar qarkullimi i automjeteve. Po ashtu, është penguar edhe lëvizja midis qyteteve në kuadër të masave të marra kundër koronavirusit. Por të enjten pasdite u vu re sesi shumë qytetarë shfrytëzuan ditën e fundit të “lirë” për të shijuar fundjavën në qytete të tjera.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re