Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot fjalën e tij në çeljen e fushatës së PS teksa nuk ka kursyer sulmet ndaj rivalit të tij politik.
Ai madje thumboi edhe vonesën e Lulzim Bashës në çeljen e fushatës së tij.
“Fytyra e fushatës së tyre është krej tjetër. Këtu ka përgjegjshmëri qytetare, njerëzore dhe familjare. Atje sundon papërgjegjshmëria në atë kartolinën e tyre.
Këtu shëndeti i njerëzve është si çdo ditë mbi gjithçka tjetër. Ndërsa atje partia është mbi shëndetin e njerëzve. Këtu ka respekt për hapësirën dhe ajrin, atje ka ndotje dhe zhurmë.
Pamje me makina dhe dasmorë që presin një dhëndër për një orë, 70 minuta. Natyrisht po flinte gjumë se takimin e la në orën 5.
Atje në vend të dhëndrit, dasmorët dëgjonin klithma e pasthirrma. E ndërroi orarin tre herë. Ne shty orën për atë, ai vinte tek orari jonë prap. Por vonesa e tij tregon vizionin që kanë për ta vonuar Shqipërinë”, deklaroi mes te tjerave Rama.
