Ka nisur konferenca e përbashkët mes kryeministrit Edi Rama dhe Avdullah Hoti, ku i pari duket se nuk ka lënë mangët as thumbat në drejtim të Albin Kurtit.
Pa e përmendur në emër, Rama tha se nuk ka burra andej dhe këtej kufirit që mund ta marrin peng shtetin dhe kombin, dhe se vendi i Kosovës është në dialog, duke mos iu dalë kundër SHBAve dhe vendeve të BE-së që kanë kontribuar në pavarësinë e saj.
Deklarata e Ramës: Dëshiroj të nënvizoj, që faktet, viktimat e kohës sonë, flasin për një progres të prekshëm në të gjitha drejtimet e bashkëpunimit dhe tregojnë, se asnjë marrëveshje e nënshkruar mes nesh, nuk ka mbetur në letër. Ose kanë përfunduar së zbatuari, ose janë në zbatim.
Më vjen mirë që jam sot këtu posaçërisht me Avdullah Hotin, i cili me mençuri dhe me kurajo ka zhbllokuar një proces të ngrirë, dhe ka hequr një pengesë të vetëvënë të Kosovës, duke i hapur rrugë vazhdimit të të vetmes vijë sjelljeje ndërkombëtare që Kosova ka të përcaktuar qysh në ditën e parë të lindjes së saj, dialogut, dialogut, dialogut, dhe përkatësisë së patundur në familjen e vendeve që ishin kyçe për çlirimin e saj.
Natyrisht që më vjen shumë mirë që tabuja e Shengenit rajonal ka rënë, ai është projekti i fëmijëve tanë, dhe asnjë burrë i çfarëdo moshe qoftë nuk mund të na e marrë peng. Shengeni rajonal është një projekt që do ndikojë drejpërdrejtë në një të ardhme shumë më të mirë për fëmijët tanë, dhe për fëmijët e fëmijëve tanë.
(E.K/Faxweb.al)
/faxweb
