Në prezencën e ambasadores amerikane Yuri Kim dhe të diplomatit te Bashkimit Evropian Luigi Soreca, kryeministri Edi Rama garantoi transparence për çdo fond të dhënë në Konferencën e Donatorëve.

Në mbledhjen e radhës të komitetit shtetëror të rindërtimit kreu i qeverisë tha se transparence do të kryhet përmes raporteve të njëpasnjëshme, të cilat do të bëhen publike për donatorët, qytetarët dhe opozitën.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

…Sfida është që të gjitha kontributet të bëhen bashkë. Sepse nëse do të llogarisim kontributet për shkollat janë më shumë seç ne kemi nevojë. Na duhet të sigurohemi që te kemi atë që duhet, që pjesa tjetër të shkojë diku tjetër. Nuk dua thjesht që paratë e tatim-paguesve tuaj, apo e kontribuuesve tuaj kur bëhet fjalë për organizatat të shpenzohen drejt, por dua përmes këtij komiteti, të garantoj që edhe paratë e tatimpaguesve shqiptarë të shpenzohen në mënyrën e duhur. Një raport që të bëhej në herë në 2 javë 3 jave, një herë në muaj, dhe të bëhet një analizë e shpenzimeve në momentin kur të nisin shpenzimet. Në anglisht dhe në shqip, dhe të ndahet në faqen e internetit të rindërtimit, për të parë vetë planet me sytë e tyre, tipologjitë e ndryshme të shtëpive e shkollave që do të ndërtohen….

 

Edhe theksi i dy diplomatëve të lartë ishte tek perdorimi i fondeve në ndihmë të qytetarëve të prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit.

 

YURI KIM

 

AMBASADORE E SHBA NE TIRANE

 

…Do të ofrojmë ndihmën teknike për tu siguruar që donacionet nga vende të ndryshme, përfshi edhe tonat, do të shpenzohen në mënyrë të duhur në shërbim të qytetarëve shqiptarë…

 

 

LUIGI SORECA

 

AMBASDOR I BE NE TIRANE

 

….Ne duhet të jemi pjesëmarrës në këtë proces që të sigurohemi që të gjitha përpjekjet e bëra do të shpaguhen dhe të gjitha proceset do të bëhen në mënyrë llogaridhënëse dhe transparente. Kemi diskutuar me partnerët ndërkombëtarë që të koordinohemi me ju dhe ndërmjet vetes, ndërmjet nesh…

 

Me premtimin se brenda 2020 të gjitha shtëpitë individuale do të jenë ndërtuar, dhe në një kohë pak më të vonë edhe apartamentet, kreu i qeverisë e përjashtoi mundësinë e dështimit më të vogël në planin e rindërtimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re