Qeveria ka vendosur të krijojë një linjë transporti të dedikuar vetëm për mjekët dhe infermierët. Kryeministri Edi Rama bëri me dije përmes “Facebook” se nga mesdita e të enjtes (12 mars) nuk do të ketë më udhëtime me autobusë në Tiranë dhe Durrës.

 

“🔴 Nga sot në mesditë nuk ka transport urban në Tiranë dhe Durrës

 

🔴Po bëjmë gati transportin e dedikuar për mjekët dhe infermierët”

 

Bashkia e Tiranës dhe e Durrësit dhanë urdhër që të pezullohen pa afat të caktuar transportet urbanë. Por këtë mëngjes në kryeqytet u panë autobusë që qarkullonin. Afati i fundit është mesdita.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re