Trefishohet numri i turistëve britanikë që vizitojnë Shqipërinë në shtatë muajt e fundit.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar edhe shifrat.
“🇦🇱🔴Nga 3️⃣6️⃣ mijë turistë britanikë deri në korrikun e vitit të kaluar 9️⃣0️⃣ mijë kanë qenë vizitorët nga Britania e Madhe në Shqipëri këta shtatë muaj, falë edhe shtimit të konsiderueshëm edhe të udhëtimeve me linja direkte ✈️”-shkruan Rama.
Kryeministri ka publikuar edhe artikullin e medias britanike “The Times” e cila promovon Shqipërinë si një nga vendet ideale për të pushuar.
“E mirënjohura britanike 🇬🇧 “The Times” ia dedikon Shqipërisë këtë artikull, me përshkrimin e plazheve, ushqimit dhe qyteteve në UNESCO, që promovohen çdo ditë në rrjetet sociale duke përhapur fjalën e mirë që përkthehet në më shumë turistë, të ardhura, ekonomi 🏖”