Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka një ecuri pozitive me koronavirusin, por ende nuk ka vend për entuziasëm të tepruar.

Rama tha se 99% e shqiptarëve kanë vepruar me përgjegjësi duke respektuar masat, por pjesa tjetër janë kthyer në minë me sahat për Shqipërinë.

“Nuk ka vend për entuziasëm po ecuria është pozitive, në radhë të parë falë 99% të shqiptarëve që në këtë luftë po bëjnë më të mirë. 0.7 apo 0.3% e të pabindurve, vërtetë janë pak, por mbetën minë me sahat”, deklaroi Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re