Skip to content

Rama tregon pse u kthye nga emigracioni: Pashë ëndërr me sy hapur që Shqipëria…

rama 19

Kryeministri Edi Rama teksa ka zhvilluar një takim elektoral në Lezhë ka treguar arsyen pse është kthyer nga emigracioni në vitin 1998.

Rama u shpreh se ai ka parë ëndërr me sy hapur që Shqipëria mund të bëhej kampione në Ballkan dhe ndaj vendosi të kthehej dhe shtoi se kjo ëndërr e mban ende në Shqipëri.

Më tej tha se dëshiron që Zaho (djali i tij i vogël) dhe bashkëmoshatarët e tij të mos ndihen njësoj si fëmijët e viteve 90 që janë zhgënjyer sot.

Unë e kam parë me sy hapur ëndrrën e Shqipërisë në majë, Shqipërinë kampione. Pikërisht se kam parë këtë ëndërr jam kthyer nga emigracioni dhe më mban ende këtu.

Më mban këtu që nesër Zaho dhe gjithë fëmijët e tjerë të mos ndihen siç ndihen atë fëmijë të viteve në 1990. Unë dua që të gjithë fëmijët të jenë krenar nesër, dhe të mos thonë të gjithë janë njësoj“, u shpreh Rama.