Kryeministri Edi Rama në një komunikim me publikun bëri një përmbledhje për punën e autoriteteve shtetërore, që nga koha e shpërthimit të pandemisë. Ai u ndal edhe tek ankesat e njerëzve nisur nga situata.

“Kemi një kthim masiv në un të shumë individëve. Një pjesë e tyre kanë marrë miratimin pagës së luftës dhe dot ë vazhdojnë që ta marrin. Ne besojmë se është e rëndësishme q të jemi bashkë dhe pranë të gjithë njerëzve që në këtë situatë u goditën në vendin e tyre të punë,s të ardhurat e tyre të zakonshme, ashtu sikundër po vazhdojmë të disbursojmë pagesat e paketës së zgjeruar duke vënë re një problematikë për një numë prej 2 mijë apo 3 mijë personash që kanë gabuar me iban-in, e bankat nuk arrijnë ta lidhin me personin.

Do komunikohet me personat drejtpërdrejtë dhe të aplikojnë saktë.

3 mijë individë në paketën e parë, nipçet e të cilëve nuk korrespondojnë më fazën e aplikimit. Drejtoria e Tatimeve do tu çojë një mesazh të dedikuar, ku u thuhet se u është akorduar paga e luftës.”, tha Rama duke shtuar “Hapja do të vazhdojë me shumë kujdes. Shikoni çfarë ndodh rreth e rrotull. Shikoj ankesat tuaja dhe më bën përshtypje se disa prej jush sikur jetojnë në këtë botë. Dakord ankoheni për vendin, por faktikisht është e gjithë bota kështu. Në Gjermani, drejtori i Shëndetit publik nënvizonte faktin e ka një rritje të zinxhirit të infeksionit kur ka nisur hapja. Kërkonte rishikim të masave të hapjes”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko