Kryeministri Edi Rama ka deklaruar dje se numri i punësimeve në Shqipëri është rritur ndërsa sipas tij papunësia ka rënë.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë #FAKT të vlerësuar edhe në Raportin e fundit të Bankës Botërore, ju uroj një javë të mbarë”, shprehet Rama.  Në grafikun që ka publikuar shihet se papunësia ka shkuar në vlerën e 11.5%.

Grafiku i publikuar nga Rama.

Ndaj tij nuk kanë munguar edhe komentet nga qytetarët, ku i theksojnë Ramës se njerëzit po vdesin për bukë. Ndërsa një tjetër i shkruan, edhe pse ka 10 vite që shkon tek Zyra e Punës, asnjëherë nga qeveria nuk i është ofruar punë.

Komentet
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re