Kryeministri Edi Rama ka treguar në rrjetet sociale se nga lindi ideja e karantinimit të qytetarëve. Sipas tij, këtë e shpiku studiuesi persian i mjekësisë, Ibn Sina, i cili dyshoi për disa sëmundje. Pas dyshimeve, ai kërkoi izolimin për 40 ditë të qytetarëve.
“🌙 JA SI LINDI KARANTINA
Studiuesi persian i mjekësisë, Ibn Sina (980-1037), dyshoi se disa sëmundje përhapeshin nga mikroorganizmat! Për të parandaluar infektimin nga njeriu tek njeriu, ai shpiku metodën e izolimit të plotë të njerëzve për 40 ditë. Këtë metodë e quajti al-Arba’iniya -“Dyzeta”. Tregtarët nga Venediku kishin dëgjuar për metodën e tij të suksesshme dhe e sollën atë në Itali. E quajtën “Quarantena” (“Dyzeta” në italisht). Kjo është edhe fillesa e fjalës “karantinë”. Kurani i Shenjtë thotë: “Kush shpëton një jetë njerëzore, është njësoj si të ketë shpëtuar të gjithë njerëzimin” (5:32). Ende sot, metoda e Ibn Sina-s shpëton jo mijëra, po ndoshta miliona jetë. Emri i plotë i Ibn Sina-s ishte Abu Ali Al-Hussein Ibn Abdullah Ibn Sina. Në perëndim e njohin edhe me versionin latin të emrit të tij: Avicenna⭐️”
Prej më shumë se një muaji, Shqipëria, por jo vetëm, është në karantinë për shkak të COVID-19.