13 gusht -Nga rrugët e qytetit deri te pikat turistike dhe objektet e kultit të qytetit është shtrirë aksioni i pastrimit të ndërmarrë nga drejtuesi i ri i bashkisë së Beratit, Ervin Demo.

Në vijim të  këtij aksioni u bë e mundur edhe pastrimi i mbetjeve dhe i shkurreve në Kalanë e Beratit duke i kthyer vlerën e merituar që mbart.

Krahas pastrimit të ambienteve brenda kalasë, një vëmendje të veçantë morën dhe muret e Kalasë si edhe Objektet e Kultit.

Duke sjell në vëmendje nismën e drejtuesit të ri të bashkisë Berat, Kryeministri Edi Rama shprehet se “u desh ndryshimi që solli 30 qershori dhe rimarrja e stafetës në dorën e PS, për të larguar ferrat e plehrat nga Kalaja e Qytetit Muze të Beratit”.

“Transformimi që kemi nisur në Berat, do të hyjë tanimë në një rrugë të re ndryshimesh rrënjësore nën drejtimin e ri vendor dhe me mbështetjen edhe më të fuqishme të qeverisë”, tha Rama.

Aksionet e pastrimit të qyteteve po vijojnë kudo në Shqipëri si nisëm e kryetarëve të rinj të bashkive për t’i shndërruar qytete në hapësira sa më të pastra për banorët dhe turistët. /a.a/