Kryeministri Edi Rama e krahasoi qeverinë me prindërit duke e barazuar situatën e krijuar nga protesta e studentëve me atë në një familje. Ai tha se prindërve nuk iu kërkohet me ultimatum ‘dua këtë dhe pikë’.

Por sot një student i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë, referuar kësaj analogjie, duke i kërkuar të investojë tek e ardhmja.

“Dua t’i shpjegoj kërkesat tona shumë thjesht që ta kuptojnë dhe ata të klasës së parë se ndoshta nuk po na kuptojnë. O babi, qeveria ime është babi, mos i dërgo lekët për kokainë, për klube nate por investo tek unë për shkollën, për dijen time, për të ardhmen time, për të ardhmen e gjithë neve, për të ardhmen e Shqipërisë”, tha studenti.

Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar studentëve dialog dhe ndërtimin e një ure komunikimi, duke premtuar se do shkojë përtej kërkesave të tyre por nga ana e të rinjve ka pasur përgjigje negative deri tani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re