Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se serbët në veri të Kosovës kanë 3 herë më shumë të drejta sesa shqiptarët e Luginës së Preshëvës.

Komentet Berisha i bëri në një interviste në Syri TV, ku komentoi sulmet e dy ditëve më parë të kriminelëve serbë ndaj Policisë së Kosovës, ku humbi jetën edhe një efektiv.

Berisha tha gjitahshtu se kryeministri Edi Rama ka luajtur rolin më negative në tensionet mes dy vendeve, duke thënë se ai është përfshirë direkt në projektet e “Serbisë së Madhe”, në dëm të Kosovës.

“Kapet i gjithë komuniteti ndërkombëtar në një asociacion, që do të thotë shoqatë. Serbët në veri të Kosovës kanë 3 herë më shumë të drejta sesa shqiptarët në Preshëvë, Medvegjë dhe Bunjanovc. E rëndësishme është se gjërave duhet t’u vihen pikat mbi i. Ka një kontradiktë mes negociatorëve. Prej 1 viti amerikanët e kanë bërë të qartë, asociacion brenda kuadrit kushtetues dhe kjo duhet të shqiptohet njëlloj edhe nga europianët. Kjo nuk parashikon gjë tjetër veçse vetëqeversjes vendore. Vuçiç tregoi se nuk do marrëveshje. Ai do aneksim të veriut të Kosovës. Është Gjykata e Hagës që ka sanksionuar kufijtë e Kosovës.

Realiteti është te asociacioni, që kërkon një SRPSKA të re. Personalisht Lajçak dhe Borrell shprehin në vlerësimin tim politikën zyrtare të kancelarive të mëdha. Unë nuk kam iluzion që këta shprehin rezultanten e politikës së jashte europiane. Por meqë ata janë të ekspozuarit, u bie atyre kjo kundërshti. Nuk besoj se Lajçak dhe Borrell bëjnë politikë personale. Ka një përpjekje për ta rikthyer Serbinë në drejtim të Perëndimit, por nuk do të ketë sukses. Kjo sepse nuk mund ta bëjë një njeri që ka mbi supe gjithë historinë kriminale të Millosheviçit. Cili është trinomi i tij, Putini dhe Kisha. Ky doli edhe tha vetë që ishte rebelim, ishte kryengritje. Problemi është se nuk duhet ta pranojmë, kjo është tjetër gjë.

Edi Rama ka luajtur rolin më negative, u implikua direkt në projektet e serbomadhisë, të ndarjes dhe shkëmbimit të territoreve dhe ka qenë promotor kryesor i projektit të dytë Serbo-Rus të Ballkanit të Hapur. Këtu është promotor edhe Alexis Soros. Unë i bëj thirrje qeverisë ameriakne që të ndalojë veprimtarinë e tij në Ballkan. Ballkani i hapur ishte hapja e Ballkanit për Rusinë dhe republikave pro-ruse. Ishte hegjemoni serbe. Ka një shtet me interesat më të mëdha në Adriatik dhe ky quhet Rusi”, është shprehur Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re