Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit iu referua krahasimit që një gazetar gjerman i bëri kryeministrit Edi Rama, si kryeministri më i mirë i Serbisë pas Nikola Pashiq.

Sipas Berishës, ky është një krahasim damkosës, por edhe kuptim plotë.

Berisha u shpreh se pasi dështoi me ndarjen e Kosovës, kryeministri shqiptar mbështeti projektin ruso-serb të Ballkanit të Hapur.

“Çdo shqiptar sot duhet të ndihet tmerrësisht i lënduar. Dy ditë më parë, njëri nga gazetarët më të shquar të botës gjermane do të bënte krahasimin e shekullit historinë e Ballkanit.

Gazetari Michael Martens do të cilësonte Edi Ramën si kryeministrin më të mirë të Serbisë, pas Nikola Pashiq.

Nuk ka në historinë e Ballkanit, të Rajonit një krahasim damkosës si ky dhe më kuptimplotë.

Nikolla Pashiq është kryeministri i shekullit për serbet në kuptimin e serbomadhisë.

Pashiq është kryeministri më kruel, më i pamëshirë, mizor dhe barbar kundër shqiptarëve.

Michael Martens gjen Edi Ramën 100% të krahasueshëm sepse Edi Rama nga dita që erdhi në pushtet, deri në datën 24-25 shtator u bë avokat kryesor i të gjitha projekteve të serbomadhisë. U bë po aq armik i shqiptarëve të Kosovës dhe kombit shqiptar sa vetë Vucic.

Edi Rama pas vizitës së tij në Beograd, në mënyrën më presistente, u angazhua për realizimin e projektit të copëtimit të Kosovës.

Ndaj dhe Michael Martens thotë se pas Pashiqit, është kryeministri më i mirë i Serbisë.

Edi Rama pasi dështoi në projektin e ndarjes së Kosovës si argat i Vucicit u angazhua për projektin Ruso-Serb të Ballkanit të Hapur.

A ka argat më të shpifur se ky njeri? A ka njëri albanofobb me të egër se Edi Rama.

Rama u vërsul gjatë këtij viti me tërbimin më të madh kundër udhëheqjes së Kosovës. Shpalli skenar imagjinarë, Donbasër dhe cdo gjë tjetër që urdhëronte padroni i tij në Beograd, Vucic. I shpalli ato jashtë çdo konteksti. Veriu i Kosovës nuk kufizohet me Rusinë.

Rama del dhe kërkon atë që kërkonte Vuçiçi dhe Lavrovi, konferencën ndërkombëtare për Kosovën”, tha Berisha.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re