Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë me moderatorin Hans Ulrich Obrist, Drejtori i Galerisë “Serpentine” teksa merr pjesë në Forumin Convoco, në Salzburg.
Ai është ndalur që të flasë edhe për rrugëtimin e vendit në BE si dhe situatën politike në vend.
“Europa është së pari projekt Paqeje dhe për të mirën e gjeneratave të tjera, prandaj s’mund të heqim dorë. Europa nuk po shkon mirë, po ne prap e duam. Nuk të futemi që t’i shtojmë kokçarjen drejtuesve të Europës, por duam të ndërtojmë një vend Europian.
Ne kemi një jetë shumtë të vështirë politike. Cilësia e demokracisë nuk varet nga sa biem dakord. Ne nuk biem dakord as për kohën. Duhet të piqemi, sepse demokracia nuk është e thjeshtë.
BE është e rëndësishme dhe integrimi është unik, sepse na jep mjetet për t’u modernizuar, për të ndërtuar institucionet, një sistem drejtësie të besueshëm, mbi shqiptarët duhet të bësh reforma që nuk janë shumë popullore, por ka nevojë për mbështetje e madhe. Për ne rrugëtimi ka më shumë rëndësi se mbërritja. Mund të fitojmë aftësitë që ka Evropa”, ka deklaruar Rama.