Ish-Ambasadori dhe njëkohësisht zëvendëskryetar i Partisë së Lirisë, Agim Nesho, është shprehur se sulmet në Veri të Kosovës janë bërë në bashkërendim mes Serbisë dhe Rusisë.

Komentet Nesh oi bëri në emisionin “Open” në News24, ku tha se Vuçiç ka qenë për një kohë të gjatë “i përkëdhëluri” i Perëndimit.

Ai shtoi gjithashtu se Vuçiç për interesat shoviniste të Serbisë përdori edhe kryeministrin Edi Rama, i cili sapo kishte ardhur në pushtet.

“Është një skenar i paraprirë mirë dhe i bashkërenduar me Rusinë. Kjo sepse ministri i jashtëm rus insistoi se me Serbinë s’ka dashuri si komunitete sllave, por interesa. Këtë e provoi edhe Putini ku donte të hiqte paralele mes Kremlinit dhe Krimesë. Krijuan një skenar me në krye Rusinë.

Vuçiç e filloi me një marrëveshje për tu mos u quajtur ministri i Millosheviç. U lidh me Ramën, këtu shohim naivitetin e një njeriu që sapo kishte ardhur në pushtet. U përdor fatkeqësisht, së dyti, pastroi terrenin e Kosovës duke arrestuar heronjtë e UCK-së, kërkoi që të krijonte një destabilitet dhe kjo nuk ishte e rastësishme. Vuçiçi ishte i përkëdheluri i Perëndimit, edhe i Gjermanisë.

Ky ishte vazhdimi i një skenari. Pas vitit 2016 Serbia dhe Rusia insistuan të krijonin konfliktin e ngrirë në veri të Kosovës. Dobësia e Perëndimit për t’i dhënë diçka ndaj një vendi që me të drejtë kishte fituar për të qenë e pavarur, për më tepër që ishte rasti i vetëm i suksesit. Krijimi konfliktit të ngrirë ishte artificiale dhe strategji ruse”, tha Nesho.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re