Personeli i urgjencës së spitalit rajonal të Lezhës ka refuzuar shpërblimin prej 5 mijë lekë të reja të dhënë nga qeveria për muajin mars.

Ata kërkojnë që këto para të shkojnë për familjet me nevojë, pasi ju ishin premtuar 1 mijë euro për periudhën e emergjencës së covid-19.

Ata thonë se nuk do e ndërpresin asnjë dite punën, por shprehen të indinjuar për mungesën e vlerësimit për ta.

“Na u premtuan 1000 euro dhe na dhanë 5000 lekë. Refuzojmë këtë shpërblim, do ua kalojmë familjeve në nevoje. Ne do të vijojmë punën pavarësisht rrezikut. Është absurde ajo që na u dha nga ajo që na u premtua.”, u shpreh një mjek.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re