Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar veprimin e kryeminsitrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili tërhoqi padinë ndaj tij.

Ky i fundit tha se nuk ka ndryshuar qëndrimin e tij lidhur me kryeministrin Rama, ndërkohë që heqjen e padisë e pranon vetëm si kërkim falje dhe jo si mëshirë.

“Nuk e kam ndryshuar qëndrimin tim për Edi Ramën, heqjen e padisë e pranoj vetëm si kërkim falje dhe jo si mëshirë”, është shprehur Haradinaj. Kujtojmë se Edi Rama e kishte paditur ish-kryeministrin Haradinaj për shpijfe.

Gjithashtu, Haradianj shprehet i bindur se plani Rama-Thaçi-Vuçiq për shkëmbimin e territoreve ka ekzistuar.
“Plani Rama-Thaçi-Vuçiç për shkëmbimin e territoreve ka ekzistuar. Mua më akuzuan si shpifës dhe më padit. Por këtë e thanë edhe të tjerë dhe nuk e pashë që janë paditur. Michael Bolton tregoi.

Do të dalin edhe detaje tjera. Mua më akuzuan si shpifës, ndërsa unë si kryeministër i vendit e kam detyrë të ruaj tërësinë territoriale”, shtoi Haradinaj në një intervistë për Klan Kosova.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re