Presidenti Ilir Meta ka folur për të gjitha ngjarjet e ndodhura në arenën politike dhe nuk la pa komentuar edhe njëherë djegien e mandateve nga ana e opozitës duke zbuluar se u kishte thënë liderve të PD dhe LSI se kjo ishte një çmenduri. Sipas Metës vendimi i marrë për djegien e mandateve kishte qenë antikushtetues dhe se e gjithë veprimtaria e opozitës kishte qenë në dëm të popullit shqiptar.

Presidenti Ilir Meta:

Kjo është një çmenduri për të lënë mandatet. A u bë një çadër për të mos bërë zgjedhje me Edi Ramën. Për të hequr Ramën, ku përfundoi në 17 maj. Si do hiqej herën e dytë. Në çdo palë zgjedhje duhet të hyjë opozita. Kjo është çmenduria më e madhe. Ta dëgjojë çdo shqiptar, çdo LSI-ste, opozita ishte jashtë parlamentit, dhe i kam detyruar unë përfaqësuesen e LSI-së. I kam thënë Bashës lërini këto budallëqe dhe plani është që të bëhet zëvendësimi juaj. U dogjën mandatet kur unë u largova një javë nga Shqipëria. Ilir Meta ka qenë shumë kundër. LSI e ka dëmtuar Ilir Metën me këtë akt që bëri. Djegia e mandateve ka qenë vendimi më idiot dhe i cmendur e antikushtetues. Ilir Meta ka qenë kundër që në ditën e parë. Si Presidenti ishte më i rrezikuari. Kishin plan që të më shkarkonin, por u ndalua nga 2 marsi. Edhe thonë pastaj, ma futi Edi Rama po s’ka problem se s’ma fut mua. Ai ua futi edhe shum mirë ua bën. Po këto i ha populli.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re