Kryeministri Rama ka udhëtuar këtë të enjte drejt Beogradit.

 

Ai do të marrë pjesë në një konferencë rajonale me temë, “mundësitë e investimit në energjinë e ripërtëritshme”, të iniciuar nga qeveria e norvegjisë.

 

Pjesë e kësaj konference, e cila do të zhvillohet të premten, do të jenë vendet e ballkanit perëndimor, përveç Kosovës.

 

Pas mbërritjes në serbi, kryeministri Rama ka shkruar në rrjetet sociale se një tjetër temë diskutimi do të jetë edhe bashkëpunimi i vendeve të rajonit për sigurinë energjetike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re