Skip to content

Rama udhëton drejt SHBA, takim me sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken

Kryeministri Rama është nisur sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku Shqipëria është anëtare e përkohshme.

Rama do të takohet më 15 shkurt në SHBA me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

Ky do të jetë takimi i dytë mes Ramës dhe Blinken, pas atij të 13 Qershorit 2021 në Bruksel, ku SHBA dhe Shqipëria nënshkruan memorandumin për sigurinë e 4G dhe 5G.