25 tetor Në Berat ka nisur puna për ndërtimin e urës së Bilçës, një nga investimet strategjike më të rëndësishme në këtë qytet.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga puna për ndërtimin e kësaj ure.

Rama tha se “ura është një investim strategjik që e kthen Bilçën në një lagje të qytetit dhe për më tepër, zgjeron edhe paketën turistike për vizitorët e shumtë që frekuentojnë Beratin”.

Projekti i bashkisë Berat po bëhet realitet falë partneritetit me Fondin Shqiptar për Zhvillim dhe financimit me grant nga fondet e Bashkimit Evropian nëpërmjet Bankës Evropiane për Zhvillim.

Kjo Urë e kthen Bilçën në lagje të qytetit dhe për më tepër, zgjeron paketën turistike të Beratit ku vizitorët vetëm pak minuta larg do të gjejnë destinacionet e ekoturizmit në Bilçë dhe zonat përreth.

Ura është me një gjatësi prej 268 metra dhe gjerësi të superstrukturës 12.4 metra ku përfshihen dhe trotuare dhe korsi për biçikleta.

#tdi_3 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/10/1ura8.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_3 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/10/1ura2.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_3 .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/10/1ura3.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_3 .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/10/1ura4.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_3 .td-doubleSlider-2 .td-item5 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/10/1ura5.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_3 .td-doubleSlider-2 .td-item6 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/10/1ura6.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_3 .td-doubleSlider-2 .td-item7 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/10/1ura7.jpg) 0 0 no-repeat;
}

1 nga 7

/k.s/r.e/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re