Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbardhur “prapaskenat” e kaosit të krijuar në seancën e djeshme parlamentare (2 nëntor).

Berisha theksoi se kreu i qeverisë, Edi Rama urdhëroi ligjvënësit e tij që t’i vërsuleshin deputetëve të opozitës, ndërsa shtoi se kryeministri në kundërshtim me ligjin futi në Parlament polici dhe njerëz të armatosur.

Berisha: Zhvillimet dramatike në Parlanent dhe pas Parlanentit janë dëshmi e pakontestueshme ne nakrodiktaturës së vendosur në Shqipëri. Janë fytyra e vërtetë e regjimit. Deputetë të opozitës me të drejta të mohuara në mënyrë antikushtetuese nga Rama kanë nisur betejën e tyre parlamentare për rivendosjen e të drejtave të tyre. Këtë betejë e kanë nisur me qëllimin për mos bojkotin e Parlamentit, Rruga e bojkotit është përjashtuar. Ata zgjodhën betejën për të drejtat e tyre, është beteja më Kushtetuese e ligjshme dhe më përfaqësuese e këtyre deputetëve.

Ata u përballën dje me një situatë banditeske ndaj tyre në Parlament. Rama urdhëronte me Ballën deputetët e tij që të vërsuleshin kundër deputetëve të opozitës në protestë, Rama me lindën e tij në Parlamentit kishte futur në sallën e Kuvendit njerëz të armatosur.

Rama në kundërshtim me ligjin futi në Parlament polici. Siguria në Parlament qytetarët shqiptarë paguajnë me dhjetëra rroga punonjësit e sigurisë së Parlamentit.

Skenat e qëndrimeve të opozitës ishin të dirigjuara. Po kaq e shëmtuar ishte vrapimi pas ngjarjes në Parlament i SKAPIT të partisë që shkeli çdo ligj e rregull, nuk pati të plagosur, pale më shumë, nuk ndodhi ndonjë problem i veçantë. SKAPI nën urdhrat e partisë vrapoi në sallën e Kuvendit për të sajuar e trilluar vepra kriminale. Fytyra e shëmtuar policeske e narkoshtetit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re