Kryeministri Rama e nis ditën me një urim për 5 Majin, ditën e “Dëshmorëve të Atdheut”.

“Mirëmëngjes Shqipëri #Respektpërjetësisht”, shkruan kryeministri Rama, dhe ndan një foto të bustit për “Dëshmorët e Atdheut”, në kompleksin “Nëna Shqipëri”.

5 Maji është një datë e rëndësishme historike për shqiptarët, pasi përkujtohen Dëshmorët e Kombit.

Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, janë ndërtuar në të gjitha rrethet e vendit. Në Tiranë ato ndodhen brenda monumentit “Nënë Shqipëri”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re