Kryeministri Edi Rama ka uruar Festat e Nëntorit me disa foto të publikuara në rrjetet sociale, në të cilat shfaqet me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

 

 

Kjo e fundit ditën e djeshme mori edhe nënshtetësinë shqiptare, duke u betuar si shtetasja më e re shqiptare.

 

 

Ndërsa, mbrëmjen e sotme pritet të performojë në sheshin Skënderbej. Dua ka vendosur ta bëjë mbylljen e turneut të saj botëror “Future Nostalgia” në tokën shqiptare.

 

 

Postimi i plotë i Ramës:

MIRËMËNGJES

dhe me qytetaren më të re të Shqipërisë, ju uroj të gjithëve gëzuar përvjetorin e 110 të Flamurit të Pavarësisë, në këtë ditë të bekuar të kombit tonë që do të mbyllet me Duan në Sheshin Skënderbej.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re