Kryeministri Edi Rama ka uruar nxënësit dhe fëmijët në nisje të vitit të ri akademik. Përmes një video ku këndohet himni i flamurit, kreu i qeverisë shkruan se dyert e shkollës janë çelur dhe një rrugëtim i ri i dijes sapo ka nisur.

 

“Sot, kur dyert e shkollës janë çelur dhe një rrugëtim i ri i dijes sapo ka nisur me himnin kombëtar, u dërgoj një urim të përzemërt për sa më shumë sukses e mbarësi të gjithë fëmijëve, nxënësve, mësuesve e prindërve të gjithë Shqipërisë”, ka shkruar kreu i qeverisë.

 

Kjo e hënë hap dyert e shkollave për të gjithë nxënësit e arsimit të ulët dhe atij të mesëm. Rreth 350 mijë janë nxënësit që nisin sot vitin e ri akademik, përfshirë edhe kopshtet.

 

Regjistrimet edhe pse nuk janë të dhënat finale, figurojnë që në klasë të parë janë rreth 29 mijë nxënës dhe të dhjetë 27 mijë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re