Kryeministri Rama ka uruar presidentin e sapozgjedhur të Malit të Zi, Jakov Milatoviç përmes një mesazhi në Twitter. Rama ka shkruar se uron që votat marra të jenë mbarëvajtje për vendin fqinj.

 

Në të njëjtën kohë Rama vlerëson marrëdhëniet midis dy vendeve, duke theksuar se me Malin e Zi na lidh e shkuara, e sotmja dhe e ardhmja.

 

“Urime Presidentit të sapozgjedhur të Malit të Zi Jakov Milatoviç dhe mbështetja domethënëse që ai mori nga zgjedhësit u ktheftë në sa më shumë mbarësi për vendin fqinj, me të cilin na lidh pazgjidhshmërisht e shkuara, e sotmja dhe e ardhmja”, shkroi Rama.

 

Kandidati i lëvizjes “Evropa Tani” për president të Malit të Zi, Jakov Milatoviç, doli fitues në zgjedhjet presidenciale të së dielës.Ai mori 58.9 % të votave, krahas 41.1% që mori Milo Gjukanoviç.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re