Kryeministri Edi Rama ka uruar nxënësit me rastin e fillimit të ri shkollor. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë ka publikuar edhe një video, të nxënësve që këndojnë himnin kombëtar në ditën e parë të shkollës.

“Sot, kur dyert e shkollës janë çelur dhe një rrugëtim i ri i dijes sapo ka nisur me himnin kombëtar, u dërgoj një urim të përzemërt për sa më shumë sukses e mbarësi të gjithë fëmijëve, nxënësve, mësuesve e prindërve të gjithë Shqipërisë”, shkruan Rama.

Sot ka nisiur ne te gjithë vendin viti i ri shkollor 2023-2024  dhe për herë të parë në shkollë do të shkojnë rreth 29 mijë nxënës, ndërsa në klasat e 10-ta rreth 27 mijë nxënës.

Gjatë këtij viti shkollor kanë përfituar tekste falas të gjithë nxënësit e arsimit bazë nga klasa e parë deri në klasën e 9-të, por edhe 16 kategori në nevojë, të veçanta, në arsimin e mesëm.

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re