Kryeministri Edi Rama, është shfaqur në një lidhje direkte nga zyra e tij, në emisionin “Open”, ku ndër të tjera, deklaroi edhe njëherë se mos-hapja e negociatave nuk ka lidhje me qeverinë dhe nuk është një dështim i tij, por është çështje e Evropës, veçanërisht presidentit të Francës. Rama, duke mos mbajtur asnjë përgjegjësi për këtë dështim të madh, u shpreh se përgjigja i duhet kërkuar presidentit Macron.

“Këtë pse nuk u hapën kur u tha se do hapen, shkoni kërkojani presidentit të Francës…”, u shpreh Edi Rama.

Kujtojmë se që prej ardhjes së Ramës në pushtet, veç marrjes së statusit kandidat, një proces i nisur nga qeveria e ish kryeministrit Berisha, nuk ka patur asnjë hap të qenësishëm përpara, në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Përkundrazi, parlamenti i Hollandës, ka votuar për rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re